
Elina Duni dhe Colin Vallon nė Anio'muzika
Me vite tė tėra, ne kemi dėshiruar tė ndjekim shpirtėrat tonė nė mėnyrė qė tė gjejmė paqe dhe vende nė tė cilat mund tė pushojnė trupat tonė. Tani, tė paktėn mund ta gjejmė nė Ani O'Muzika, njė vend i pasur me performancat mė tė larta tė muzikantėve kombėtar dhe ndėrkombėtarė. Muzikantė tė zhanreve tė ndryshme performojnė nė edicionin e tretė tė Anibarit, dhe kėtė vit muzikantėt prezentojnė muzikėn mė tė mirė nga religjione tė ndryshme tė botės. Njė prej kėtyre muzikantėve ėshtė diva e muzikės jazz, Elina Duni, e cila do tė performojė nė natėn e parė tė Festivalin Internacional tė Animacionit, Anibar.
E lindur nė Tiranė, Shqipėri, nė vitin 1981, nė kohėn e regjimit komunist, nė njė familje artistėsh, Elina Duni bėn hapat e saja tė para nė skenė si kėngėtare nė moshėn pesė vjeēare. Nė vitin 1992, pas rėnies sė regjimit komunist, ajo arrin nė Zvicėr dhe vendoset nė Gjenevė bashkė me nėnėn e saj. Mes viteve 2004 dhe 2008 ajo studion kėndimin dhe kompozicionin nė Hochuschule der Künste Bern, nė departamentin e muzikės jazz. Gjatė kėsaj kohe, ajo zhvillon Kuartetin Elina Duni me Colin Vallon nė piano, Patrice Moret nė bas tė dyfishtė dhe Norbert Pfammatter nė bateri - gjė e cila paraqet njė rikthim tek burimet e saja muzikore, njė kombinim mes kėngėve popullore ballkanike dhe muzikės jazz. Nė vitin 2008, CD Baresha, albumi i parė i Kuartetit Elina Duni, lėshohet nė Meta Records dhe pason "Lume Lume" nė vitin 2010. Tė dy albumet marrin brohoritje tė madhe nga shtypi zviceran, gjerman, austriak dhe francez, dhe pasohen nga turne dhe festivale europiane. Nė vitin 2011, Elina Duni ėshtė mysafire nė albumin "Melanchology" (Universal) tė pianistit dhe kompozitorit francez André Manoukian.
Elina do tė performojė nė Anibar bashkė me pianistin e saj Colin Vallon.






