
Fjolla Kondirolli
ANIBAR- Tregimi i Suksesit
Kėtė muaj, pėr gjashtė net me radhė, Festivali Ndėrkombėtar i Animacionit ANIBAR do tė jetė ngjarje kryesore nė qytetin e Pejės. Nga 22 deri 27 Gusht, 167 prodhues tė filmave nga e gjithė bota do tė ndajnė me ne tregimet e tyre pėrmes animacionit, tė shfaqura nė tre kinematė e festivalit. Pėr gjashtė net, qyteti i Pejės do tė jetė i mbushur me filma, debate dhe muzikė qė kanė filluar tė bėhen traditė e qytetit. Qėllimi i festivalit ANIBAR ėshtė tė promovojė animacionin nė shoqėrinė kosovare dhe tė inkurajojė prodhuesit e filmave tė tė gjitha moshave tė prodhojnė filma tė animuar. Por pėr mua, Anibar ėshtė shumė mė shumė se kaq.
ANIBAR ėshtė rinia kosovare. Ėshtė njė grup i tė rinjve qė punojnė ditė e natė tė sjellin nė jetė njė ide qė nisi vite mė parė. Njė grup i tė rinjve punėtorė, mendje kreative qė filluan nga asgjėja dhe panė planet e tyre tė bėhen realitet pavarėsisht problemeve banale tė vazhdueshme qė duhet ti zgjidhnin. Njė grup i tė rinjve qė nuk kanė njė diplomė nė animacion, marketing, menaxhim apo financa po nė mėnyrė briliante organizojnė njė ngjarje qė inkorporon filma, debate, punėtori dhe performancė tė shkėlqyeshme muzikore pėr disa net nė qytetin e vogėl tė Kosovės. ANIBAR ėshtė turizmi. Duhet njė grup i vogėl i tė rinjve tė organizojnė njė festival nė mėnyrė qė turistėt tė vizitojnė dhe tė shohin se ēka qyteti i bukur i Pejės ofron. Pėrmes shfaqjes sė mė shumė sė 100 filmave, ANIBAR mirėpret vizitorė nga e gjithė bota tė cilėt vijnė dhe ēuditen nga ajri dhe uji i freskėt dhe mikpritja e Pejės, si dhe nga pamja mbresėlėnėse e Maleve tė Rugovės. Pėr tė tretin vit me radhė, gjatė netėve tė ANIBAR, qyteti i Pejės sjell net argėtimi pėr qytetarėt e saj dhe bėhet pikė takimi pėr qytetarėt e qyteteve tjera tė Kosovės dhe qyteti i cili ne gusht ėshtė vend-ndalim i turisteve nga e gjithė bota. ANIBAR ėshtė kultura. Nė dy edicionet e fundit, festivali ka shfaqur filma tė animuar tė cilat kanė trajtuar njė laramani tė temave; nga tė qenurit deri tek vdekja; nga fuqia e muzikės tek kriza ekonomike greke; nga tregimi i njė djaloshi tė quajtur Danny tek vdekja e njė ushtari nė Irak. Gjatė ditėve tė festivalit, animacioni si njė teknikė e filmit do tė prezantohet si njė mėnyrė e re tė shprehjes sė ideve, mendimeve dhe jetės sė pėrditshme.
ANIBAR ėshtė tregimi i suksesit. Ėshtė ajo storje qė ju tregon fėmijėve se si ēdo gjė ėshtė e mundur nėse e do atė qė e bėn. Ne nė ANIBAR e duam kėtė festival dhe punojmė ditė e natė qė tė bėjmė kėtė festival tė funksionojė. Ne e duam edhe kur gjėrat nuk shkojnė ashtu siē duhet, sepse nė fund tė ditės, kur shfaqja e filmave fillon, nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe se buzėqeshja nė fytyrat e tė gjithėve. Ne nė ANIBAR ju ftojmė tė gjithėve tė na bashkoheni qė tė bėjmė kėtė festival mė tė madh. Ne ju ftojmė tė bėheni pjesė e kėsaj ngjarje qė pėr ne ėshtė mė shumė se njė festival. Ne ju ftojmė tė bėheni pjesė e tregimit tė suksesit.









